Kek për Krishtlindje
Përbërësit:
200 gr gjalp ambienti
200 gr sheqer
4 kokrra vezë
2 lugë gjelle mjaltë
Vanilje
1 lugë çaji lëkurë portokalli
1 lugë çaji lëkurë limoni
400-450 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1/2 lugë çaji sodë buke
1 filxhan çaji qumësht
150 gr rrush dhe boronica të thata
1 esencë bajame
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Vendosim rrushin dhe boronicat e thata të zbuten në ujë. Në një tas vendosim gjalpin, sheqerin dhe I përziejmë së bashku derisa sheqeri të shkrihet. Shtojmë një nga një vezët, në një interval kohe për 2-3 minuta. Shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë, vanilje dhe vazhdojmë përzierjen.
Përziejmë në tasin tjetër miell, pluhur pjekës, sodë buke dhe lëkurën e portokallit dhe të limonit.
Shtojmë produktet e thata pak nga pak tek tasi me vezë dhe gjalp duke i përzierë vazhdimisht. Shtojmë qumështin duke rregulluar kosistencën e brumit dhe esencën e bajameve. Kullojmë frutat e thata dhe I thajmë me letër kuzhine. I shtojmë në fund, i përziejmë dhe tranferojmë brumin në një tavë keku në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 40-45 minuta. Në fund e dekorojmë atë sipas preferencave tona me sheqer pluhur.