Receta e ditës - Kërpudha të mbushura dhe makarona margerita / Pjesa e parë

25 Mars 2019, 14:12

Receta e parë: Kërpudha të mbushura

Përbërësit:

500 gr kërpudha

1 qepë të vogël

30 gr domate të thata

350 gr spinaq

150 gr djath të bardhë

60 gr gjize

1 kokërr vezë

125 gr mozzarela

1 thelpi hudhër

4 lgj vaj ulliri

kripë + piper të zi + arrëmoskat

Përgatitja:

Pastrojmë kërpudha dhe bishtat e tyre i presim në kubikë të vegjël. Vendosim një tigan në zjarr dhe shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj. I skuqim pak kërpudhat nga të gjitha anët dhe i largojmë. Në po atë yndyrë vendosim bishtat e prerë në kubikë dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë domatet e thata të prera në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me bishtat e kërpudhave.

Në një tigan tjetër  ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim në të qepën e grirë hollë deri sat ë bëhet transparente. Shtojmë spinaqin gjethevogël dhe e kaurdisim me qepën për 2 minuta. Rregullojmë shijen me pak kripë , piper të zi dhe arrë moskat, shtojmë edhe pak hudhër pluhur. Kërpudhat dhe domatet i kaurdisim, i vendosim në një tas dhe po aty shtojmë edhe spinaqin të gatuar me qepën dhe i përziejmë mirë së bashku.

Në një tas thërrmojmë djathin e bardhë dhe e përziejmë mirë me gjizën , vezën dhe pak kripë.Lyejmë një tavë me gjalp dhe vendosim në të kërpudhat të cilat i lyejmë nga brenda me pak vaj ulliri, kripë e piper të zi.Në çdo kërpudhë vendosim si bazë djath, gjizë dhe vezë. Mbulojmë ë gjitha kërpudhat duke i rregulluar, niveluar.

Trazojmë spinaqin me qepën dhe erzat e pastaj mbi çdo kërpudhë vendosim spinaqin dhe e rregullojmë mirë në qendër ( 1 lugë gjelle ). Mbi spinaq vendosim nga një fetë mozarela dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20 minuta.