Receta e ditës - Koc me domate dhe ullinj, karkaleca me domate e djath dhe kadaif me krem / Pjesa e parë

1 Prill 2019, 06:56

Receta e parë: Koc me domate dhe ullinj

Përbërësit:

2 peshq koc

300 domate qershi

2-3 thelpinj hudhër

80 gr ullinj të zi ose të gjelbër

1/2 gotë verë e bardhë

1/2 tufë majdanoz

Vaj ulliri

Përgatitja:

Peshkun e pastruar e marinojmë me kripë dhe vaj ulliri. Domatet i presim në gjysma, hudhrën në copëza, majdanozin e grijmë hollë dhe i bashkojmë në një tas ku shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, ullinjtë dhe kripë. Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe vendosim domatet e përziera duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.

Vendosim dhe peshkun (peshkut mund ti japim një skuqje të lehtë për 3 minuta në tigan dhe e vendosim më pas në tepsi), e shuajmë me verë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200ºC për 18 minuta. E shërbejmë me patate   furre ose sallatë.