Receta e ditës - Koc me spinaq dhe krem me banane e kadaif / Pjesa e dytë

28 Qershor 2019, 12:01

Receta e dytë: Krem me banane dhe kadaif

Përbërësit:

1 l qumësht

200 ml pana

4 të verdha veze

1 lgj miell

2 lgj niseshte

vanilje

200 gr sheqer

50 gr gjalp

300 gr kadaif i pjekur

Banana

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim kadaifin me pak gjalp deri sa ti japim një ngjyrë të kuqerremtë ( por dhe mund ti pjekim në furrë). Pasi ftohet e thërrmojmë . Në një tenxhere ngrohim 800 ml qumësht bashkë me panën. Në një tas ndajmë të verdhat e vezëve dhe I përziejmë ato me gjysmën e sheqerit. Shtojmë pak qumësht dhë më pas shtojmë miell, niseshte e I përziejmë mirë duke shtuar në të dhe vaniljen. I trazojmë deri say ë jetë një masë kremoze. Sapo qumështi të ngrohet pak shtojmë vezët e përziera me qumësht dhe përbërësit e tjerë dhe I përziejmë së bashku në tenxhere. Shtojmë sheqer dhe e trazojmë me tel vezësh deri sa masa të vlojë. Në fund shtojmë gjalpin , e përziejmë dhe e largojmë nga zjarri. Vendosim në tavolinë 4-5 gota ëmbëlsirash. Fillimisht vendosim në gotë nga 1 lugë çaji me kadaif. Mbulojmë kadaifin me 1 garuzhde krem, ndërsa kremin e mbulojmë me feta banana. Bananet I mbulojmë me kadaif të pjekur. Përsëri mbulojmë kadaifin me krem , më pas kremin me feta banana, bananet me kadaif e më pas shtresa e fundit me krem dhe në fund e dekorojmë sipas preferencave me kadaif e 2 feta banana, por pse jo edhe me çokollatë të grirë nëse dëshironi. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti për 2 orë.