Receta e dytë: Supë me mish të grirë dhe kos
Përbërësit:
1 kokërr qepë e vogël
200 gr mish i grirë
1 karrotë
2 lgj miell
1 kokërr vezë
400 ml kos
Majdanoz
1/2 lç nenexhik i thatë
Kripë dhe piper i zi
2 lgj gjalp
Përgatitja:
Qepën të grirë shumë imët e kaurdisim me 1 lugë gjalpë derisa të zbutet, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e trazojmë herë pas here derisa mishi të thërrmohet dhe të zverdhet pak. Më pas shtojmë pak kripë, majdanozin e grirë, nenexhikun, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe 4 gota ujë dhe e lemë supën të ziejë për 10-15 minuta.
Ndërkohë në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë tek supa ½ gotë ujë të ftohtë më pas menjëherë shtojmë kosin me vezë dhe e lemë sa të marrë valë duke e trazuar ngadalë.
Në një tigan shkrijmë pak gjalpë me pak piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë para se ta servirim.