Receta e parë: Kulaç me patate, erëza dhe djathë
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 gotë kos
1 gotë vaj
1-2 gota miell
1 lç pluhur pjekës
Kripë
3 qepë të njoma
1/2 tufë kopër
3 patate mesatare
150 gr djathë
Kripë dhe piper
Susam
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët, vajin, ksoin, miellin me pluhurin pjekës dhe formojmë një brum si të kekut. Qepët i grijmë shumë hollë në unaza, shtojmë ½ tufë kopër, patatet i presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm dhe djathin e thërrmojmë.
Të gjithë këto përbërës i shtojmë tek brumi dhe i trazojmë me një lugë druri. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe e pudrosim me miell. Shtojmë në të brumin e përzier me patatet dhe djathin dhe pasi kemi niveluar e spërkatim me pak susam. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 190-200ºC për 25-30 minuta.