Receta e ditës - Kulaç me ullinj dhe mëlçi pule me presh

22 Mars 2019, 09:55

Receta e parë: Kulaç me ullinj

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë kos

2 fk vaj

2 gota e gjysmë miell

1 pako pluhur pjekës

Kripë+ pak rigon

1 fç ullinj

100 gr djath

Susam

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me kos e vaj dhe i përziejmë mirë njëra pas tjetrës në një interval kohe 2-3 minuta. Shtojmë miell, pluhur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar edhe pak kripë e pak rigon.

Heqim bërthamamt e ullinjve dhe i presim ata në gjysma vertikalisht, në pas i shtojmë së bashku me djathin. Lyejmë tavën me pak yndyrë e peksimadhe. Shtojmë brumin e spërkatur me susam dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200ºc për 30 minuta.

Receta e dytë: Mëlçi pule me presh

Përbërësit

400 gr mëlçi pule

300 gr presh

100 ml verë të bardhë

200 ml lëng pule

1 qepë e vogël

40 gr gjalp

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Makarona sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë mëlçitë, i thajmë ato dhe i presim në copa të vogla. Preshët (kryesisht pjesën pa bishta) i presim në unaza të holla.

Në një tigan shkrijmë 1/3 e gjalpit, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim preshët deri sa ato të zbuten plotësisht. Herë pas here i zbutim me pak lëng pule dhe duke i mbuluar me kapak. Rregullojmë shijen me pak kripë.

Në një tigan tjetër shtojmë gjysmën e gjalpit të mbetur, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e vogël të grirë shumë hollë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mëlçitë e pulës dhe i kaurdisim së bashku deri san ë tigan të mos ketë më lëng. Shtojmë edhe kripë e piper. I shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa ajo të avullojë plotësisht. Bashkojmë mëlçitë me preshin e gatuar dhe i trazojmë lehtë së bashku. Vendosim tiganin ku skuqëm mëlçitë në nxehtësi. Hedhim pak lëng pule, 1-3 e lëngut të mbetur dhe e lëmë të marrë valë. Salcën e shtojmë mbi mëlçitë me presh dhe i shërbejmë me bukë të thekur ose me pak makarona nën të.