Receta e ditës - Kunguj role me mish të grirë dhe bollgur me patllexhane e kos / Pjesa e dytë

20 Shtator 2018, 09:05

Receta e dytë: Bollgur me patëllxhanë dhe kos

Përbërësit:

200 gr bollgur

4 qepë të kuqe

800 gr patëllxhanë

1 tufë majdanoz

50 gr rrush të thatë

200 ml lëng perimesh

150-200 gr kos

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull

1 lugë kafe kanellë

1 lugë kafe shafran

1 lugë çaji piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët , i presim në kubikë 1 cm dhe i vendosim në ujë me kripë për 15-20 minuta.

Ndërkohë presim qepët në fije dhe i vendosim ato në tigan pa yndyrë me pak kripë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë sa të zbuten, më pas shtojmë vajin dhe i kaurdisim ato mirë duke shtuar stafidhet. I trazojmë sa të nxehen pak dhe i shuajmë me lëngun e perimeve. Në një tenxhere me 200 ml ujë të valuar shtojmë bollgurin dhe ulim temperaturën në minimum. Shtojmë pak kripë dhe e lëmë bollgurin të mbuluar për 10 minuta.

Largojmë patëllxhanët nga uji me kripë dhe i thajmë me letër kuzhine. Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim patëllxhanët deri sat ë zbuten pak. Shtojmë patëllxhanët tek qepa me stafidhet dhe i trazojmë sëbashku me pak kanellë, spec të kuq shafran ,1/3 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Shtojmë 2 lugë gjelle uthull , ulim temperaturën dhe i lëmë të ziejnë pak.

Shtojmë bollgurin në tiganin me patëllxhanë dhe i përziejmë shumë ngadalë që i gjithë bollguri të përzihet mirë dhe të ndryshojë ngjyrë.

Vendosim bollgurin në një pjatancë dhe e spërkatim me pak majdanoz. E shërbejmë me kos.