Tortë me biskota dhe kungull
Përbërësit:
1 kg kungull të verdhë
1.5 gota uji sheqer (225 gr)
1 gotë uje (200 ml)
3 pako biskota (pa yndyrë)
3.5 gota qumësht (700 ml)
3 lugë gjelle miell
1/2 gotë sheqer
1 pako vanilje
150 gr arra
Përgatitja:
Qërojmë kungullin, e presim tulin e tij në kubikë dhe e vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë 1.5 gotë sheqer, 1 gotë ujë. Vendosim kapakun dhe e lëmë kungullin të ziejë derisa të jetë zbutur plotësisht. Vendosim copat e kungullit në blender dhe e kthejmë në pure. ( E lëmë mënjanë të ftohet).
Ndërkohë vendosim qumështin në tenxhere, shtojmë në të 3 lugë gjelle miell, gjysmë gote sheqer, e përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë derisa të na formohet një masë e lidhur, shtojmë vaniljen dhe pasi të marrë një valë e largojmë nga zjarri.
Në një tepsi xhami vendosim në të gjithë sipërfaqen biskotat. Shtojmë mbi të gjithë sipërfaqen e biskotave kremin muhalebi duke e niveluar mirë. Sipër kremit vendosim sërish biskota.Mbulojmë rreshtin e dytë të biskotave me purrenë e kungullit dhe e nivelojmë mirë të gjithë sipërfaqen Kështu veprojmë edhe 2 herë të tjera: një herë me muhalebinë dhe një herë me purenë e kungullit.
Grijmë arrat në copëza të dukshme dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e tortës. Mbulojmë tepsinë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 2 orë. Më pas e shërbejmë.