Receta e ditës - Lazanjë me krepa e spinaq dhe supë krem domate / Pjesa e dytë

19 Shtator 2019, 12:32

Receta e dytë: Supë krem domate

Përbërësit:

1kg domate

1qepë

2 patate

 borzilok

100ml. krem pana

Vaj ulliri

Kripë + piper i zi

40g. permixhan plus 1 l sheqer

-Vendosim domatet në ujë të valuar dhe qërojmë lëkurën e tyre

-Presim domatet në kubik të vogël

-Në një tenxhere kavardisim qepë të grirë hollë plus patate në kubik të vegjël

- I kavardisim së bashku duke shtuar në pas 1 thelpi hudhër plus domatet në kubik plus 1l sheqer, e lëmë domaten të zjejë 10 minuta duke future në mes dhe ujë ose lëng perimesh.  E lëmë të ziejë dhe 5 minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e largojmë atë me blender duke e kthyer atë në pure. Shtojmë kremin plus erzet rregullojmë supën me kripë

-Ndërkohë kemi vendosur në furrë 200°C për 10 min, 2-3 feta bukë të prerë në kubike dhe të lyera me vaj ulliri.

-Në fund shërbejmë supën duke futur kubikë buke të thekur dhe i spërkasim ato me permixhan të grirë.