Receta e ditës - Lazanjë me salmon e spinaq dhe Sallatë miks / Pjesa e parë

3 Janar 2020, 13:17

Lazanjë me salmon dhe spinaq

1 kg spinaq

1 qepë mesatare

600 gr salmon

60 gr gjalp

60 gr miell

1 litër qumësht

½ pako lazanje

100 gr djathë emental

Kripë, piper, moskat

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë salmonin nga lëkura dhe halat dhe e presim në kubikë.

Spinaqin e pastruar e vendosim për 1 minutë në ujë të valuar me kripë, e kullojmë mirë dhe më pas e presim vrazhdë.

Në një tigan me vaj ulliri  kaurdisim qepën të grirë shumë hollë derisa të zbutet mirë, e përziejmë me spinaqin dhe e lëmë mënjëanë.

Ndërkohë përgatitim dhe beshamelin si zakonisht. Shkrijmë gjalpin, e përziejmë me miellin, duke mos I dhënë ngjyrë, e shuajmë me qumësht derisa të marrë valë, hedhim kripë dhe arrëmoskat dhe e lëmë mënjëanë.

Beshamelin do ta bëjmë të hollë, jo të plotë.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe stojmë një shtresë të hollë me beshamel. Mbit ë vendosim petët e lazanjës.

Mbi petë shtojmë një shtresë me spinaq duke mbuluar komplet sipërfaqen e petëve.

Shpërndajmë disa copëza me salmon dhe spërkatim mbi to me pak beshamel. Vazhdojmë me shtresën tjetër të petëve të lazanjës, spinaq, salmon, beshamel në fund. Beshamelin e spërkatim me djathë emental të grirë.

Vendosim lazanjën në furrë, në temperaturë 180 gradë, për 20-25 min. E shërbejmë me sallatë.