Receta e ditës - Makarona me salcë dhe patëllxhanë dhe mbëlsirë në gotë me biskotë, krem dhe çokollatë / Pjesa e parë

20 Mars 2020, 12:19

500 gr patëllxhanë

320 gr makarona

1 thelpi hudhër

1 qepë e vogël

300 gr salcë domate

Kripë dhe piper i zi

1/2 lugë çaji sheqer

Borzilok

Vaj ulliri

Parmixhan i grirë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm për të zierë makaronat. Pastrojmë patëllxhanët, i presim ato në kubikë, i spërkasim me kripë dhe i lëmë të nxjerrin ujin.

I shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Vendosim vajin për t'u ngrohur, e aromatizojmë atë me një thelpi hudhër, largojmë hudhrën dhe shtojmë qepën e vogël të grirë imët.

E kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet. Shtojmë patëllxhanët dhe vazhdojmë kaurdisim derisa të zverdhen pak dhe shtojmë purenë e domatës. Shtojmë borzilokun me pak sheqer dhe e lëmë salcën të përzihet mirë.

Shtojmë kripë dhe piper dhe makaronat e ziera me pak lëng nga uji ku i ziem, dhe i përziejmë për 2 minuta. I servirim makaronat të pudrosura me pak parmixhan.