Receta e ditës - Mengjes i thjeshtë me sfoliatë, vezë dhe salçiçe, kofsha pule me kungull dhe kërpudha / Pjesa e parë

18 Tetor 2018, 15:51

Receta e parë : Sfoliatë Me Vezë Dhe Salçiçe

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

3-4 salçiçe

4 kokrra vezë

Piper i kuq

Përgatitja:

Në 4 forma mini torte vendosim letër pjekje . presim petën sfoliatë në 4 katrorë me brinjë 10-12 cm dhe vendosim petët mbi letrën e kuzhinës duke i dhënë formë.

Presim salçiçen në rrathë jo shumë të trashë dhe në çdo formë vendosim 4-6 rrathë salçiçe. Thyejmë vezën dhe e hedhim në mes të formës duke e spërkatur me pak kripë. Vendosim format në furrë në temperaturë 200ºC për 10-15 minuta. Në fund spërkatim vezët me pak piper të kuq.