Receta e ditës - Mish qingji me oriz dhe qumësht, supë magjerica dhe bukë pashke Pjesa e parë

26 Prill 2019, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2019-04-29 06:58:31

Receta e parë

Përbërësit:
1 kg mish qingji
400 gr oriz
600 ml qumësht
200 ml lëng mishi
40 gr gjalp
Kripë

Përgatitja:
Fillimisht lajmë, shpëlajmë mishin dhe e vendosim atë në tenxhere. Hedhim kripë, e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të shpohet me pirun. 
Pastrojmë orizin, e shpëlajmë, e kullojmë mirë dhe më pas e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Vendosim mbi të thelat e mishit të shpërndarë nëpër tavë. Mbi copat e mishit vendosim nga një amjë luge kafe gjalpë.

Hedhim fillimisht qumështin e nxehtë me pak kripë mbi copat e mishit dhe orizit. Më pas shtojmë lëngun e mishit të nxehtë dhe menjëherë e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190ºC për 25-30 minuta derisa sipërfaqja e mishit dhe orizit të skuqet.