Receta e ditës - Mish turli me perime dimri (në furrë) dhe ëmbëlsirë me mollë dhe qumësht / Pjesa e dytë

24 Shkurt 2020, 15:12

Ëmbëlsirë me mollë dhe qumësht

Përbërësit:

3 mollë

1 pako biskota pa yndyrë

100 gr arra

1 lugë çaji kanellë

40 gr gjalp i tretur

400 ml qumësht

2 lugë gjelle niseshte

1 lugë gjelle miell

70 gr sheqer

vanilje

100 ml pana ëmbëlsire

Përgatitja:

Lajmë mollët, i qërojmë dhe i grijmë ato në rende ( nga ana më e trashë e rendes.)

Shtojmë në tasin ku kemi grirë mollët një pako biskota të thërrmura, 100 gr arra të copëtuara, gjalpin e tretur, kanellën dhe I përziejmë me dorë derisa të na formohet një masë e lidhur si brumë.

Me kupën e akullores marrim nga masa e brumit dhe i vendosim në një tepsi porcelani kupa-kupa  njëra pas tjetrës, (8-10 kupa), por mund të bëjmë dhe një bazë shtrese me brumin e përgatitur.

Në një tigan salce ngrohim qumështin, sheqer, niseshte, miell të holluar më parë me qumësht të ftohtë, e vendosim përësi në zjarr për të marrë valë dhe kur masa të trashet dhe të valojë, e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet pak duke e trazuar me tel dore vazhdimisht derisa muhalebia të vaket. Më pas me një lugë mbulojmë topthat me mollë dhe arra dhe e lëmë të ftohet. Para se ta shërbejmë e spërkatim sipër me arra apo fistekë të grirë.