Receta e ditës - Mish turli me perime dimri (në furrë) dhe ëmbëlsirë me mollë dhe qumësht / Pjesa e parë

24 Shkurt 2020, 15:13

Mish turli me perime dimri (në furrë)

Përbërësit:

600 gr mish

2 qepë

3 karrota

3 speca, 1 spec pikant

8 thelpinj hudhra

2 finok

4 patate

perime të tjera sipas dëshirës

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle salcë

Përgatitja:

Presim mishin në racione ose kubikë sa një kafshatë, sipas preferencës suaj.

Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim mishin sa të zverdhet pak, shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta.

Të gjitha perimet i presim në madhësinë që ju dëshironi. Pasi të kalojnë 30 minuta largojmë mishin nga tenxherja duke lënë në të vetëm lëngun.

Shtojmë në tenxhere të gjitha perimet, duke përjashtuar specat dhe hudhrat. I ziejmë 2-3 minuta. Vendosim tepsinë ku kemi hedhur pak vaj të ngrohet në furrë dhe shtojmë në të fillimisht hudhrat, specat dhe copat e mishit. Mbi to shtojmë perimet e ziera. Në fund pasi kemi larguar perimet, shtojmë për të zierë patatet, dhe ato 3-4 minuta.

Pasi i largojmë me sitë,i vendosim dhe ato mbi perimet e tjera në tepsi, i spërkatim me pak vaj, kripë dhe rozmarinë.

Nga lëngu i tenxheres marrin 2 garuzhde, shkrijmë në të salcën dhe e spërkasim mbi perime.

Vendosim tavën në furrë, në temperaturë 200 gradë Celsius, për 35 minuta.