Receta e ditës - Muffins me kungull e tërshërë dhe supë me thjerrëza / Pjesa e parë

11 Nëntor 2019, 12:06

Muffins me kungull dhe tërshërë

Përbërësit:

1 filxhan çaji pure kungull i verdhë

2 kokrra vezë

1 lugë gjelle gjalp ambienti

1 1/4 filxhan çaji qumësht

1/4 filxhan çaji shurup kajsie

Vanilje

3 filxhan çaji tërshërë (e grirë)

1 pako pluhur pjekës

1 lugë kafe kanellë

Pak kripë

Arrëmoskat

50 gr çokollatë lot

50 gr arra

Përgatitja:

Në një mikser, grijmë dhe kthejmë në miell të ashpër tërshërën. Përsëri në këtë mikser, vendosim purenë e kungullit, shtojmë 2 vezë të plota, gjalpin në temperaturë ambienti, qumësht, shurupin e kajsisë, kanellën, pluhurin pjekës, vaniljen, kripën dhe arrëmoskatin. Pasi I kemi vendosur të gjithë përbërësit, i grijmë për 2-3 minuta.

Lyejmë me pak yndyrë format e tavës dhe mbushim format me kremin e formuar. Shtojmë sipër çokollatë lot. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.