Receta e ditës - Musaka me presh dhe petulla / Pjesa e dytë

14 Janar 2020, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2020-01-15 09:19:54

Petulla

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë kos

1/2 filxhan çaji ujë i gazuar

500-600 gr miell

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë kafe pluhur pjekës

50 ml qumësht

Kripë

Vaj vegjetal për skuqje

Përgatitja:

Sitim miellin dhe e përziejmë me sodë buke dhe pak pluhur pjekës. Në një tas rrahim vezët me kos qumësht e kripë dhe i përziejmë mirë duke shtuar duar duar miellin dhe duke trazuar me kosin e vezët. Kështu vazhdojmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë i fortë , pak më i butë se brumi i byrekut. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim një me trashë si 0,5 cm dhe e presim në katrorë. Vendosim tiganin me vaj të bollshëm. Sapo vaji të ngrohet shtojmë copat e prera nga peta, i lëmë të skuqen mirë nga të dyja anët dhe në fund pasi ti kemi hequr nga zjarri e servirim me djath ose reçel dhe mjalt.