Receta e ditës - Patate furre me sallam e gogozhare dhe supë krem karrote me arra dhe bukë të thekur / Pjesa e parë

9 Janar 2020, 12:45

Patate furre me sallam dhe gogozhare

Përbërësit:

500 gr sallam Tona

1.2 kg patate

Kripë dhe piper i zi

Rigon ose rozmarinë

4 speca të pjekur gogoxhare

Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim sallamin në copëza me gjatësi 4-5 cm. Qërojmë patatet dhe i presim në feta të trasha. Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Hedhim në të kripë.

Vendosim patatet dhe I japim një valë 3 deri në 4 minuta. I kullojmë dhe I vendosim në një task u do të shtojmë 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rigon ose rozmarinë.

Ngrohim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius dhe shtojmë në të patatet. Presim në rripa specat e pjekur gogoxhare të regjura në vaj. I shtojmë specat në tepsi duke i përzierë me patatet, vendosim copat e sallamit dhe e vëmë tepsinë në furrë për 20-25 minuta. Në fund e nxjerrim dhe pjatën e servirim me një sallatë.