Receta e ditës - Patate me perime e vezë në furrë dhe supë me qiqra dhe makarona / Pjesa e dytë

20 Nëntor 2019, 14:23

Supë me qiqra dhe makarona

Përbërësit:

1 qepë

1 degë selino

1 lugë gjelle salcë

2 domate

1 karrotë

400 gr qiqra të gatuara

Lëng perimesh

80 gr makarona

2 thelpinj hudhra

2 speca miks

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kavardisim qepën të grirë hollë. Shtojmë selinonë në kubikë dhe i kavardisim me qepën së bashku.

Shtojmë salcën, e përziejmë mirë, shtojmë domaten të qëruar në kubikë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta duke shtuar lëngun e perimeve e lëmë të marrë valë, shtojmë makaronat në 5 minutat e fundit të zierjes së supës, shtojmë menjëherë hudhrat e copëtuara, specat në fije, qiqrat, majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë 5 minuta të marrin valë së bashku. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngohtë.