Receta e ditës - Patate me perime e vezë në furrë dhe supë me qiqra dhe makarona / Pjesa e parë

20 Nëntor 2019, 14:23

Patate me perime dhe vezë në furrë

Përbërësit:

600 gr patate

2 kunguj

2 speca miks

1 kokërr qepë

2 qepë të njoma

3 thelpinj hudhra

200 gr proshutë pule

6 kokrra vezë

200 ml krem pana

Kripë dhe piper i zi

150 gr djathë

Përgatitja:

Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë për 20 minuta i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. Në një tigan me pak vaj kavardisim qepën, specat dhe kungullin në kubikë. I trazojmë derisa qepa të ulë volumin dhe i shtojmë në një tas ku i bashkojmë me patatet në kubikë. Shtojmë dhe proshutën në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.

Rrahim vezët e plota, kripë, piper të zi, kremin pana. Nivelojmë perimet në tepsi i spërkasim me vezë dhe krem. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.