Receta e parë: Patëllxhanë me salcë dhe parmixhanë
Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
3 kokrra vezë
3-4 lgj miell
vaj për skuqje
2 thelpi hudhër
750 gr domate pure
borzilok
3 lgj vaj ulliri
krip + piper të zi
250 gr mozzarela
40 gr parmixhano i grirë
Përgatitja:
Patrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta të gjata, të trasha 7-8 mm. I vendosim ato në një tas dhe i spërkatim me kripë. I lëmë 15 minuta dhe më pas i shtrydhim dhe i thajmë duke i nxjerrë ujin e tyre. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë 2 thelpinj hudhër, purenë e domates, borzilokun, kripën, dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një enë vendosim vezët e rrahura, kripë dhe në një enë tjetër vendosim miell e piper të zi. Vendosim një tigan me vaj dhe kalojmë fillimisht fetat e patëllxhanit në miell. I pudrosim ato lehtë e më pas i kalojmë në vezë nga të dy anët dhe më pas i skuqim deri sat ë marrin ngjyrë të artë.
Vendosim në një tepsi 3 lugë gjelle salcë. Shtrojmë si bazë në të gjithë sipërfaqen feta me patëllxhanë. Shpërndajmë mbi patëllxhanë mozzarella, pudrosim me parmixhan dhe përsëri shpërndajmë salcë. Vazhdojmë sërish me patëllxhanë, mozzarella, parmixhan deri sa të mbarojmë fetat e patëkkxhanit. Në fund e mbyllim me salcë dhe parmixhan. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.