Receta e ditës - Patellxhane të mbushur dhe makarona me bizele e pançetë / Pjesa e dytë

11 Tetor 2018, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2018-10-11 15:19:40

Receta e dytë: Makarona me bizele dhe pançetë

Përbërësit:

320 gr makarona

80 gr pançetë

200 gr bizele

1 kokërr qepë

2 degë nenexhik i freskët

2 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren më ujë në zjarr për të valuar. Shtojmë kripë e më pas makaronat dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 1-2 minuta më pak se sa shkruhet në etiketë.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim pançetën me qepën deri sa qepa të zverdhet lehtë dhe pançeta të jetë bërë krokante.

Kullojmë makaronat dhe bizelet dhe i shtojmë në tiganin ku është skuqur pançeta me qepën. Shtojmë 1 garuzhde nga lëngu i makaronave dhe i lëmë deri sa uji të përthithet nga makaronat. Shtojmë pak nenexhik të freskët, 2 lugë lëng limoni  dhe is hërbejmë makaronat duke i grirë pak djath parmixhan sipër.