Receta e ditës - Pilaf bullguri me mish dhe sallatë me fasule / Pjesa e parë

1 Mars 2019, 08:12

Receta e parë: Pilaf bullguri me mish

Përbërësit:

500 gr tul viçi

1 lgj gjalp

2 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 lgj salcë domate

1,5 gotë bullgur i trashë

3 gota lëng mishi ose ujë i nxehtë

Kripë dhe piper i kuq

Pak rigon

Përgatitja:

Lajmë, thajmë mishin dhe e presim atë në kubikë mesatarë. E vendosim në tigan pasi ngrohim 1 lugë gjelle vaj dhe e kaurdisim deri sat ë gatuhet duke shtuar pak kripë e piper të kuq. Në fund pasi të jetë gatuar mishi, e spërkatim me pak rigon.

Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo gjalpi të shkrijë, shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet, shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 1 minutë.

Shtojmë bullgurin dhe i përziejmë se bashku me pak kripë e 3 gota lëng mishi të valuar. E përziejmë dhe ulim temperaturën në mesatare. Vendosim kapakun dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Më pas largojmë tenxheren, mbulojmë bullgurin me pecetë e më pas me kapak dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta të tjera.