Receta e parë: Pite e shpejtë me presh
Përbërësit:
1 kg presh
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
150 gr djath i bardhë
3 vezë
Kripë dhe piper i zi
½ gotë qumësht
250 gr miell misri
250 gr miell gruri
Pluhur pjekës
1 gotë kos
1 gotë ujë i gazuar
2 filxhan kafeje vaj ulliri
Përgatitja:
Presim preshët në gjysma për së gjati. I pastrojmë ato me ujë të bollshëm dhe më pas i presim tërthorë me trashësi 1 cm. Po kështu dhe qepët por me gjerësi 0,5 cm. Vendosim tiganin, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim preshët e qepët deri sa në tigan të mos ketë më ujë. Ndërkohë që gatuhet preshi dhe qepa në një tas bashkojmë miellin e misrit me miellin e grurit , pluhur pjekës dhe i përziejmë. Shtojmë pak kripë dhe e trazojmë. Më pas në mes të tasit hapim një gropë dhe shtojmë në të 2 kokrra evzë, kosin, ujin e gazuar në mënyrë graduale dhe vazhdojmë trazimin. Do të përgatisim një brumë të hollë aq sa kur ta provijmë me lugëai të bjerë lirshëm nga luga. (një brumë pak më i trashë se brumi i krepave).
Largojmë preshin nga tigani, e vendosim në një tas dhe shtojmë në të ½ gotë qumësht, 1 kokërr vezë dhe i trazojmë. Shtojmë pak majdanoz, djath të thërrmua, kripë e piper dhe i përziejmë mirë së bashku.
Lyejmë tepsinë me vaj apo gjalp. Përhapim brumin (jo trashë) në tepsi si bazë, duke e niveluar mirë. Lugë lugë mbi bazën e brumit, vendosim preshët duke i shtruar mbi të gjithë sipërfaqen e brumit. Pasi nivelojmë preshët, i spërkatim me brumë shumë hollë, e mbulojmë komplet preshin. Në fund lyejmë dorën me vaj dhe spërkatim të gjithë sipërfaqen e tij. E vendosim në furrën e parangrihur në temperaturën 200ºCpër 40-50 minuta.