Receta e ditës - Pulë me arra dhe sallatë me fasule / Pjesa e dytë

18 Dhjetor 2018, 07:32

Receta e dytë : Sallatë me fasule

200 gr fasule të bardha

200 gr fasule të kuqe

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

1 spec jeshil

2 lgj majdanoz

2 lgj kopër

1 grusht nenexhik i freskët

50 gr arra

3 lgj uthull

2 lgj lëng limoni

4 lgj vaj ulliri

Kastraveca turshi (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Specat i presim në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm dhe kastravecat po ashtu. Kullojmë mirë fasulet, ndërsa majdanozin dhe koprën e grijmë hollë.

Arrat i copëtojmë në copëza të dukshme  dhe të gjithë këta përbërës i trazojmë në një tas të vetëm.

Në një tjetër tas përgatisim dresingun me uthull, lëng limoni, vaj, 2 lugë gjelle lëng kastravecash, kripë dhe piper të zi. I trazojmë dhe marinojmë përbërësit që kemi në tasin me fasule.

Në një pjatë vendosim një bazë me gjethe sallate dhe më pas shtojmë sallatën me fasule. Në fund spërkatim me pak arra.