Receta e ditës - Pulë me karrota e patate dhe njoki me mish të grirë në tigan / Pjesa e parë

21 Shkurt 2019, 15:40

Receta e parë: Pulë me karrota dhe patate

Përbërësit:

4 racione mish pule

2-3 kokrra qepë

600 gr patate

4 karrota

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

250-300 ml lëng pule

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë copat e pulës dhe më pas i marinojmë me kripë dhe piper të zi. Vendosim vajin në një tigan të madh dhe skuqim copat e mishit derisa të zverdhen pak i largojmë më pas copat e mishit të pulës dhe në po atë tigan kaurdisim qepët të prera në rrathë të mëdha. Vendosim kapakun dhe i skuqim derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të verdhë, shtojmë më pas karrotat të prera në shkopinj me gjatësi 4 cm dhe me trashësi mesatare. I kaurdisim pak dhe shtojmë më pas patatet. Vazhdojmë kaurdisjen duke i spërkatur herë pas here me pak lëng pule. Pasi të kalojnë 5 minuta nga kaurdisja e patateve shtojmë komplet lëngun e pulës, vendosim copat e pulës dhe e vendosim tiganin (duke mbuluar dorezat me letër alumini që të mos dëmtohen) në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.