Byrek me spinaq në tigan
Përbërësit:
500 gr miell
280 ml ujë
Kripë
Për mbushjen:
500 gr spinaq
1 vezë
2 lugë gjelle vaj
Kripë, arrëmoskat
Majdanoz
250 gr djathë i bardhë
Përgatitja:
Zëmë brumin si për byrek dhe e ndajmë në kulaçë të vegjël sa një arrë.
I hapim kulaçët në diamet 10-15 cm. I lyejmë me pak vaj dhe I bashkojmë 2 e nga 2.
Spinaqin të grirë dhe të pastruar e kullojmë mirë, shtojmë erëzat, kripë e arrëmoskat, vaj, djathin e thërrmuar dhe I trazojmë.
Hapim petën e bashkuar në dysh në një diametër 20 cm dhe përhapim spinaqin në gjithë sipërfaqen, duke bërë një prerje nga qendra në anë fillojmë e palosim petën në formë trekëndëshe.
Lyejmë tiganin me vaj dhe pjekim byrekun duke i vendosur kapakun. E kthejmë dhe e pjekim edhe nga ana tjetër duke I vendosur sërish kapakun.
Byrekut mund t’I jepni formën që dëshironi.