Receta e ditës - Pulë me petë dhe Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë/ Pjesa e parë

12 Korrik 2019, 13:50

Receta e parë: Pulë me peta

Përbërësit:

1 kg pulë

2 kokrra vezë

300 gr krem kosi

1 pako peta

vaj

kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me 1,5-2 litër ujë të valuar e kripë vendosim copat e pulës për të zier. E lëmë të ziejë deri sa të ngulet piruni lehtë. Largojmë copat e mishit nga tenxherja dhe me majën e një thike largojmë koclën pa e prishur copën e pulës. Rrahim 2 kokrra vezë dhe e përziejmë me kremin e kosit, kripë e piper.

Lyejmë një tepsi me vaj. E hapim mirë me furçë dhe vendosim në të një petë të rrudhur. Vendosim dhe  një petë tjetër mbi të dhe përsëri të rrudhur. E spërkatim petën mirë me lëng mishi dhe më pas me vezë e krem. Kështu vazhdojmë deri sa të përfundojnë petët. Në petën e fundit spërkatim me lëng pule dhe vezë me krem. Vendosim në sipërfaqe copat e pulës. I lyejmë dhe ato me krem e vezë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta. E shërbejmë të shoqëruar me kos.

Suzana nga Tirana u bë sot fituesja e 2000 lekëve të reja me vetëm një telefonatë. Ajo gjeti vlerën prej 500 lekësh, aq sa kushtonte receta dhe arriti të bëhej fituese. Në të njëjtën mënyrë, me vetëm një telefonatë në numrin 044 400 101 dhe duke gjetur vlerën e saktë se sa kushton receta