Receta e dytë: Bullgur sallatë mediterrane
Përbërësit:
1 gotë bullgur
¼ gotë vaj ulliri
1 kokërr qepë
1 lk kumin
¼ lk piper i copëtuar
1 lç salcë domate
1 lajm
¾ gotë ujë i nxehtë
Kripë
4 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
200 gr bizele të ziera
Përgatitja:
Ngrohim vajin në tenxhere dhe shtojmë qepën e prerë në kubikë. E kaurdisim atë deri sa të zbutet mirë. Shtojmë 1 lugë kafe kumin dhe pak piper të copëtuar pikant, 1 lugë çaji salcë domate dhe i trazojmë mirë të gjithë prbërësit. Shtojmë më pas 1 domate të prerë në kubikë, pak lëkurë dhe lëng limoni, bullgurin, ¾ e gotës me ujë të nxehtë, kripë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit. E lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta më pas e fikim zjarrin dhe e lëmë 15 minuta të tjera të pushojë.
Në fund presim qepët e njoma në unaza të holla, majdanozin e grijmë shumë hollë dhe i shtojmë tek bullguri.pasi të jetë gatuar shtojmë dhe bizelet e tjera, i përziejmë mirë dhe e shërbejmë sallatën të spërkatur përsëri me pak qepë të njoma dhe majdanoz.