Receta e ditës - Qofte me spinaq, salc dhe Omletë me lakër dhe patate - / Pjesa e parë

12 Shkurt 2020, 11:29

Qofte me spinaq dhe salcë

Përbërësit:

500 gr spinaq

300 gr rikota

1 vezë

4 thelpinj hudhra

3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

3 lugë gjelle djathë pekorino ose parmixhan

1/2 qepë mesatare

700 gr salcë domate

Kripë dhe piper i zi

Spec pikant (opsionale)

Bagetë për servirje

Përgatitja:

Vendosim 2 tiganë në zjarr dhe në të dy tiganët vendosim nga 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe nga një hudhër të prerë imët.

Tek njëri nga tiganët shtojmë një qepë të grirë imët dhe e kaurdisim me hudhrën derisa të zbutet pak. (Në këtë tigan do të përgatisim salcën.)

Tek tigani tjetër ku kemi vendosur vetëm hudhrën shtojmë spinaqin të pastruar ( Kryesisht gjethet të paprera) dhe e trazojmë.

Ndërkohë trazojmë qepën në tiganin tjetër dhe sapo të zverdhet lehtë, shtojmë purenë e domates dhe e lëmë salcën të ziejë në temperaturë të ulët.

Ndërkohë vazhdojmë përzierjen e spinaqit, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë kripë edhe te tigani me salcë.

Largojmë spinaqin nga tigani dhe e kullojmë atë në një sitë duke e kulluar mirë derisa të mos ketë më lëng. Më pas e vendosim në dërrasën e punës dhe e presim hollë-hollë.

Vendosim spinaqin në një tas, shtojmë në të rikotën, vezë, spec pikant, hudhra, piper të zi, djathë pecorino ose parmixhan të grirë hollë , 3 lugë gjelle bukë e thekur të grirë, punojmë brumin mirë derisa të mos na ngjitet në duar.

Përgatisim qofte sa një arrë e madhe dhe I shtojmë ato në tiganin me salcë dhe I lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët. I shërbejmë me një ose 2 feta bagetë të thekur.