Receta e ditës - Qofte të shuara me birrë

6 Mars 2019, 09:27

Receta: Qofte të shuara me birrë

Përbërësit:

300 gr mish i grirë

200 gr salçiçe të pagatuara

1 patate e zier

3 lgj parmixhan i grirë

1 kokërr vezë

1/2 tufë majdanoz

Kripë dhe piper i zi

1 lgj peksimadhe

3 qepë të njoma

Miell

1 shishe birrë bjonde

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pataten të ziejë për 25-30 minuta. Pasi patatja të ziejë e qërojmë dhe e kthejmë në pure.

Në tasin ku kemi vendosur purenë shtojmë djathin, mishin e grirë, salçiçen e qëruar dhe të thërrmuar, 1 kokërr vezë, majdanozin e grirë hollë, 1 lugë peksimadhe, kripë dhe piper të zi. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me dorë duke e punuar mirë brumin derisa të shkëputet lehtë nga ena. E mbulojmë më pas tasin me celelefon dhe e lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta në frigorifer.Pasi të kalojë ky minutazh formojmë qofte mesatare te rrumbullakëta si një top ping pongu.

Ngrohim vajin në tigan dhe pasi qoftet t’i pudrosim me pak miell i vendosim në tigan për tu skuqur (kujdes gjatë skuqjes së qofteve temperaturën e ulim në nxehtësi mesatare). Pasi të vendosim qoftet në tigan shtojmë qepët e njoma (pjesën e bardhë) të prerë në unaza të holla dhe vazhdojmë skuqjen së bashku me qoftet duke i lenë derisa të zverdhen pak. Më pas i shuajmë me birrë dhe i trazojmë lehtë duke krijuar nga mielli i qofteve një masë salce. E rregullojme shijen e salcës me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me kapak të mbuluar në zjarr të ulët për 7-10 minuta.

Më pas i servirim qoftet e e shuara me birrë duke i pudrosur me majdanoz.