Qumështor me petë
Përbërësit:
1 pako peta
100 gr gjalp
100 gr miell
1.2 litër qumësht
4.5-5 lugë gjelle sheqer
Vanilje
4 kokrra vezë
50 ml vaj Olim
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin për 3 minuta. Shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e përziejmë me tel dore derisa masa të jetë kremoze, shtojmë sheqer, vanilje dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë. E largojmë dhe e lëmë t’i bjerë temperatura për 5 minuta. Rrahim vezët dhe i shtojmë në krem derisa të formohet një masë homogjene dhe i përziejmë me tel dore.
Lyejmë një tepsi me vaj ose vaj trazuar me gjalp. Shtojmë fillimisht 2 petë, i spërkasim me yndyrë. Vazhdojmë dy nga dy, duke i spërkatur petët. Pasi kemi shtruar 6-7 petë si bazë, shtojmë kremin e qumështorit, duke e niveluar në mes.
Mbulojmë përsëri në 4-5 petë mbi të, duke i spërkatur lehtë me vaj. Në fund mbledhim anët, spërkatim petën e fundit me pak vaj ose gjalp dhe vendosim qumështorin të piqet në temperaturën 190-200 gradë Celsius për 25 minuta. Më pas e lëmë të ftohet plotësisht. E presim dhe e servirim.