Receta e ditës - Recetë për mëngjes dhe supë bizelesh me gjoks pule / Pjesa e dytë

6 Mars 2019, 09:07

Receta e dytë: Supë bizelesh me gjoks pule

Përbërësit:

1 gjoks pule (250 gr)

1 qepë

1 tufë erëzash

60 gr gjalp

500 gr bizele

750 ml lëng pule

7 gjethe nenexhik

120 ml ajkë qumështi

1 majë luge sheqer

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Grijmë hollë qepën dhe e skuqim atë lehtë së bashku me erëzat në një enë ku kemi hedhur gjalp. Shtojmë bizelet dhe lëngun e pulës dhe i lëmë të marrin pak valë. Pasi i lëmë të ziejnë për 10 minuta, i lëmë të ftohen dhe i bëjmë pure.

Presim hollë 3 gjethe nenexhik dhe bashkë me ajkën e qumështit i shtohen puresë, i përziejmë së bashku dhe i spërkatim me kripë, piper e sheqer.

Lajmë gjoksin e pulës, e thajmë atë me pecetë, e presim në dysh, e spërkatim me kripë dhe piper e më pas e skuqim në gjalpin e nxehtë për 3 minuta në çdo anë. Pas skuqjes i presim diagonalisht në shkopinj të hollë dhe i hedhim në supën e bizeleve.

Në gjalpin e mbetur skuqim bukët e prera në kubikë. Bukëzat i hedhim sipër supës në çastin e shërbimit dhe i spërkatim me gjethet e nenexhikut të grira hollë.