Receta e parë: Revani me kokos
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 gotë sheqer
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 pako pluhur pjekës
Sheqer vanilje
100 gr arrë kokosi e integruar
3 gota miell
Shërbeti:
500 gr sheqer
350 ml ujë
2 feta limoni
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë më pas 1 gotë vaj dhe i përziejmë së bashku. Më pas shtojmë sheqerin e vaniljes, miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë. E shtojmë miellin gradualisht derisa mielli të trazohet mirë me vezët. Pasi të jenë përzjerë mirë të gjithë përbërësit dhe të jetë formuar një brumë homogjen shtojmë në fund arrën e kokosit. E përziejmë mirë dhe pasi të lyejmë një tavë me yndyrë hedhim brumin në të dhe vendosim revaninë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
Ndërkohë përgatisim sherbetin me 500 gr sheqer, 350 ml ujë dhe 2 feta limoni. E lemë sherbetin të marrë vale për 5 minuta nga moment i zierjes. Më pas, pasi të ftohet revania e presim në copa dhe e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.