Receta e ditës - Role me petë dhe kadaif dhe Bullgur kokërrmadh me kërpudha / Pjesa e parë

26 Dhjetor 2018, 15:22

Receta e parë: Role me petë dhe kadaif

Përbërësit:

1 pako peta, 300gr gjalp

300gr arra

400gr kadaif, 100 gr stafidhe

Sherbeti

800gr sheqer

500 ml ujë

2lgj mjalt

3-4 karafil

3 feta limoni

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe në tasin ku kemi vendosur kadaifin shtojmë 4 lugë gjelle gjalp dhe i përziejmë mirë me duar me qëllim që kadaifi të përzihet me gjalpin. Hapim 6-7 petë duke i lyer me furçë në të gjithë sipërfaqen në çdo petë. Përzoejmë arrat e copëtuara, stafidhet me kadaifin dhe i shpërndajmë mesatarisht pa e tepruar mbi gjithë sipërfaqen e petës së 6-të ose të 7-të, por duke lënë në fund 5 cm të pambuluar bosh. Fillojmë e bëjmë petën role dhe pjesën e petës që nuk kemi vendosur kadaif e lyejmë mirë me gjalp me qëllim që të ngjitet peta me rolenë e formuar. E lëmë mënjanë që të përgatisim rolenë tjetër. Ndjekim të njëjtën rrugë dhe për rolenë tjetër.

Lyejmë petët njëra përmbi tjetrn duke i ngjitur ato. Në petën e fundit shpërndajmë kadaif me arra në të gjithë sipërfaqen, vetëm 5 cm e fundit jo. Mbledhim petët role dhe fundin 5 cm e lyejmë mirë me gjalp që të ngjitet roleja. Në fund presim rolenë ( do të ishte mirë që roletë të vendosen në frigorifer për 30 minuta që të ngrijë gjalpi dhe është më e lehtë për prerjen e rolesë).

I presim me trashësi 4 cm dhe i vendosim në tepsinë e lyer me gjalp nga ana e prerjes, pra petët janë në formë rrethore anash rolesë në vendosje.

E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 170ºc për 30-40 minuta. Ndërkohë vendosim shërbetin për të zier. Sheqer, ujë , limon e trazojmë dhe e lëmë të ziejë për 5-7 minuta nga momenti i zierjes. Në fund pasi e largojmë hedhim mjaltin. E shërbetosim ëmbëlësirën kur ajo të jetë e vakët dhe shërbeti i nxehtë, 10 minuta pasi ta kemi larguar nga zjarri, kur ti ketë rënë vala e nxehtë.