Receta e ditës - Salçiçe me sfoliatë dhe mëlçi pule me qepë e oriz / Pjesa e dytë

13 Shkurt 2020, 13:38

Mëlçi pule me qepë dhe oriz

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

2 qepë mesatare

2 filxhan çaji oriz

1/2 gote verë e bardhë

600 ml lëng pule

Vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalp

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të valojë. Vendosim mëlçitë të marrin një valë për 3-4 minuta. I kullojmë dhe mund t’i lëmë në formën që janë, por edhe mund t’i presim në kubikë.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, ½ e gjalpit dhe shtojmë qepën të grirë shumë hollë.

(E lëmë qepën të zbutet, por pa marrë ngjyrë.) Shtojmë mëlçitë dhe vazhdojmë përzierjen për 2-3 minuta, shtojmë orizin dhe vazhdojmë përzierjen.

Shuajmë përbërësit në tigan me verë dhe e lëmë që të avullojë alkooli.

Shtojmë lëngun e pulës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Ulim temperaturën në mesatare dhe lëmë orizin dhe mëlçinë të ziejnë për 14 minuta. Pasi të kalojnë 10 minuta nga koha e zierjes, shtojmë gjalpin e mbetur.

Vendosim kapakun dhe 4 minuta dhe gjithcka është gati. Servirim recetën në pjatë të spërkatur me majdanoz.