Receta e ditës - Salçiçe me sfoliatë dhe mëlçi pule me qepë e oriz / Pjesa e parë

13 Shkurt 2020, 13:38

Salçiçe me sfoliatë

Përbërësit:

1 pako petë sfoliatë

1 pako salçiçe Tona

Djathë që shkrin (opsionale)

1 e verdhë veze

Përgatitja:

Fillimisht presim salçiçet në copa me trashësi 2-3 cm.

Në po këtë trashësi presim dhe rripa pete sfoliat dhe me gjatësi 20 cm.

Bashkojmë skalet e petës duke vendosur brenda në rrethin që krijojnë dy copa salçiçe, i tendosim lehtë dhe formojmë një formë vezake me salçiçet anash. (Pjesa e prerjes së salçiçes të jetë poshtë dhe lart).

Formojmë 3 të tilla, i afrojmë njëra pas tjetrës dhe i bashkojmë në mes me gishtin e madh dhe tregues të dorës ose me dy shkopinj tasqebabi. (I vendosim në tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Kështu kemi formuar një lule.)

Pjesën tjetër të sfoliatës e presim në katrore në brinjë 15 cm. Në fillim të çdo katrori vendosim horizontalisht 1 lugë gjelle djathë të grirë dhe 1 lugë gjelle salçiçe të prera në copëza të vogla.

I rrotullojmë role duke i ngjeshur lehtë deri në gjysmën e katrorit. Pjesën tjetër e presim deri në mes në rrita 1 cm. Vazhdojmë mbështjelljen duke bashkuar skajet dhe duke formuar një rreth. I vendosim në tepsi, i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 15 minuta.