Receta e ditës - Sfoliatë me domate e borzilok dhe Lakër turshi me mish / Pjesa e parë

10 Janar 2019, 15:25

Receta e parë: Sfoliatë me domate dhe borzilok

Përbërësit:

1 pako sfoliatë

3-4 domate

2 thelpinj hudhër

3-4 lgj vaj ulliri

50 ml qumësht

½ tufë borzilok

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosim në tavolinë petën sfoliatë mbi një letër pjekje. E presim atë në kuadrata me madhësi mesatare. Lyejmë sipërfaqen e petës me pak qumësht me furçë. Presim domatet në feta rrumbullake dhe mbi çdo kuadrat sfoliatë vendosim një fetë rrumbullake me domate. Marrim ½ tufë borzilok, e copëtojmë, grijmë hollë hudhrat dhe shtojmë vaj ulliri, kripë e piper.

Pasi të piqet sfoliata e nxjerrim dhe në çdo mes domate vendosim 1 lugë pesto.