Receta e ditës - Shishqebap me perime e sallam dhe sheto Përmeti / Pjesa e parë

24 Tetor 2018, 14:32

Receta e parë: Shishqebap me perime dhe sallam

Përbërësit:

400 gr sallam si qëmoti

3-4 patate mesatare

3-4 kunguj

3-4 patëllxhanë

Rozmarinë

3 lugë gjelle parmixhan

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Lajmë perimet. Patatet i vendosim në tenxhere dhe i ziejmë për 10 minuta (jo plotësisht). I presim të gjitha perimet në feta rrumbullake, gjithashtu edhe sallamin. I alternojmë ato në një shkop shishqebapi dhe i vendosim në një tepsi të cilën më parë e kemi lyer me pak vaj.Vendosim pak rozamrinë të freskët dhe i pudrosim perimet me parmixhan të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 25 minuta. Shërbejmë shishqebapin të shoqëruar me sallatë jeshile.