Receta e ditës - Simite me rrush të thatë dhe fërgesë me mëlçi e gjizë / Pjesa e parë

22 Korrik 2019, 15:06

Receta e parë: Simite me rrush të thatë

Përbërësit:        

1 gotë ujë të vakët

1 gotë qumësht

1 lugë gjelle sheqer

1 pako maja birre

100 gr gjalp

2 kokrra vezë

1/2 gote sheqer

1 pako sheqer vanilje

Miell

100 gr rrush i thatë

1 vezë për lyerjen e simiteve

Përgatitja:

Një tas vendosim 1 gotë ujë të vakët, 1 gotë qumësht të vakët, 1 lugë gjelle sheqer, 1 pako maja. I përziejmë mirë. Shkrijmë sa të tretet 100 gr dhe e shtojmë në tasin me qumësht dhe maja. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë, gjysmë gote sheqer, 1 pako sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me vezët. Bashkojmë vezët e përziera me tasin me maja dhe i trazojmë mirë. Shtojmë miellin deri sa të na formohet një brum i butë që nuk na ngjit nëpër duar. E punojmë mirë brumin për minuta. Lyejmë në tas me vaj dhe vendosim brumin në tas. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Më pas e punojmë brumin përsëri për 3 minuta. E hapim një petë me trashëesi 3 cm. E lyejmë me vaj dhe gjalp. Shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen e brumit rrush të thatë dhe e mbledhim atë role. Presim rolenë në trashësi 1,5 cm. I vendosim në një tepsi dhe i mbulojmë për 20 minuta. Lyejmë simitet me të verdhë veze, trazuar me qumësht dhe vaj dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20-25 minuta.

Simitet e gatuara nga Zonja Vjollca kushtojnë 300 lekë. Salushja nga Tirana e cila u bë pjesë e quiz-it të sotëm arriti të gjente vlerën e saktë se sa kushton receta dhe në këtë mënyrë u bë fituese e 2000 lekëve të reja. Pjesë e quiz-it dhe fitues gjithashtu mund të behëni të gjithë ju duke telefonuar në numrin dhe duke gjetur sa kushton receta që po gatuan Zonja Vjollca