Receta e ditës - Simite të mbushura dhe supë me lulelakër / Pjesa e parë

15 Tetor 2018, 15:25

Receta e parë : Simite të mbushura

Përbërësit:

1 pako maja

1 lugë gjelle sheqer

1 gotë ujë i ngrohtë

1 gotë qumësht i ngrohtë

2 kokrra vezë

½ gotë vaj bimor

Miell

Kripë

2 lugë gjelle gjalp

Mbushja:

1-2 domate

Djath

Ullinj

Djath i bardhë

Speca më ngjyrë

Përgatitja:

Në një tas vendosim maja, sheqer, ukin engrohtë, qumështin e ngrohtë dhe i trazojmë mirë. Shtojmë të bardhat e vezëve, vajin dhe vazhdojmë me përzierjen. Fillojmë të shtojmë gradualisht miell dhe pak kripë duke e punuar brumin deri sa të lidhet në një brumë jo shumë të fortë. E vendosim brumin në tas , e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 40 minuta.  Më pas e punojmë dhe formojmë kulaçë të cilët i vendosim në tepsi dhe i mbulojmë. E lëmë përsëri të pushojë për 30 minuta. Më pas me fundin e një gotë të lyer me vaj, i shtypim duke formuar një gropë të cilën e mbushim me shijen që preferoni; djath, sallam, ullinj, domate, speca; kombinime sipas shijes dhe dëshirës. Tresim pak gjalp, e trazojmë me të verdhat e vezëve dhe i lyejmë simitet anash. I vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta, e më pas i shërbejmë të ngrohta