Receta e ditës - Speca të mbushur dhe makarona me Perime / Pjesa e dytë

29 Korrik 2019, 12:38

Receta e dytë: Makarona me perime

Përbërësit:

400 gr makarona

200 gr mozzarella

200 gr domate qershi

2-3 kunguj të njomë

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelb hudhër

Kripë, borzilok

Përgatitja:

Ziejmë makaronat me ujë të bollshëm me kripë. Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në feta rrumbullake. Ngrohim tiganin e zgarës dhe pjekim kungujt në zgarë. Domatet qershi i presim më katërsh. Kthejmë kungujt dhe i pjekim mirë nga të dy anët. Vendosim domatet në një task u shtojmë borzolok të prerë me duar. Grijmë shumë hollë 1 thelb hudhër dhe e shtojmë atë tek domatet. Shtojmë kripë, vaj ulliri, mozarela dhe i trazojmë mirë. Largojmë makaronat nga zjarri. Shtojmë në tenxhere pak ujë të ftohtë dhe pasi i kullojmë i vendosim në një tas. Shtojmë mbi të domatet qershi të marinuara dhe me mozarela. I trazojmë mirë duke shtuar në fund dhe kungujt e pjekur, pak vaj e borzilok dhe i shërbejmë menjëherë.