Receta e ditës - Speca të mbushur me bullgur kokërrmadh dhe makarona me pesto xhenoveze / Pjesa e dytë

13 Dhjetor 2018, 07:06

Receta e dytë: Makarona me pesto xhenoveze
Përbërësit:
1 pako makarona
200 gr pesto
2 lugë gjelle vaj ulliri
¾ garuzhde lëng makaronash
Parmixhan
Përgatitja:
Vendosim makaronat për të zier në ujë të valuar me kripë, në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë peston dhe lëngun e makaronave. E trazojmë peston për ta holluar pak.
Shtojmë në tigan makaronat e ziera, i trazojmë dhe i shërbejmë duke i grirë pak djath parmixhan.