Receta e ditës / Tartë me kungull të njomë dhe fërgesë me mish të grirë e perime / Pjesa e dytë

14 Maj 2019, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2019-05-14 12:06:55

Receta e dytë: Fërgesë me mish të grirë dhe perime

Përbërësit:

4 qepë të njoma

4 thelpi hudhër

400 gr mish i grirë

400 gr kunguj+ patëllxhanë

200 gr domate

50 ml pure domate

kripë + piper i zi

vaj ulliri

125 gr mozzarella

borzilok

Përgatitja:

Ngrohim vajin në një tigan, shtojmë hudhrat dhe qepët të pastruara dhe të prera në unaza me gjithë bishtat dhe i kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë mishin e grirë duke e përzier derisa të ndryshojë ngjyrë por dhe të përthithë komplet lëngun.Ndërkohë presim domatet, kungujt dhe patëllxhanët në kubikë me brinjë 1 cm dhe i vendosim në tiganin ku kaurdisëm mishin. Sapo perimet të fitojnë pak nxehtësi shtojmë salcën e domates, kripën dhe piperin e zi dhe e lemë fërgesën të ziejë për 10 minuta, më pas shtojmë disa gjethe borziloku të prera vrazhdë si dhe djathin mocarela. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në zjarr të ulët dhe 5 minuta të tjera dhe më pas e servirim të ngrohtë.