Receta e ditës / Tartë me kungull të njomë dhe fërgesë me mish të grirë e perime / Pjesa e parë

14 Maj 2019, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2019-05-14 12:07:08

Receta e parë: Tartë me kunguj të njomë

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

4-5 kunguj te njomë

1 lç lëkurë limoni

2 lgj vaj ulliri

250 gr gjizë pa kripë

3 kokrra vezë

2 thelpi hudhër

nenexhik i freskët një degë

2 lgj parmixhan i grirë

kripe+ piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht parangrohim furrën në temperaturen 200 gradë Celsius.

Presim kungujt në feta rrumbullake dhe i vendosim në një tas ku shtojmë lëkurën e limonit, kripën dhe piperin e zi.

Në një tas tjetër përziejmë vezët me gjizën dhe me pak nenexhik të freskët.

Shtrojmë petën duke e shtypur me pirun në një tavë dhe e vendosim në furrë për 10 minuta. Më pas mbi petën e pjekur vendosim fillimisht gjizën trazuar me vezë dhe nenexhik. Mbi gjizë vendosim fetat e kungullit në formë tjegullash.

Në një tas të vogël vendosim pak vaj ulliri, hudhrat e shtypura dhe pak nenexhik të grirë, e trazojmë dhe lyejmë komplet kungujt nga sipër. E spërkasim në fund tartën me djathë parmixhano dhe e vendosim në furrë për 20 minuta derisa kungujt të marrin pak ngjyrë.