Receta e parë: Tartë me pjeshkë
Përbërësit:
3-4 kokrra pjeshkë
3 kokrra vezë
180 g sheqer kaf
70 ml vaj bimor
50ml amareto
250 g miell
1 pako pluhur pjekës
Përgatitja:
Lajmë pjeshkët dhe i presim në feta të holla me trashësi 1 cm. Një pjeshkë mund ta qërojmë dhe ta presim në kubikë ( nëse dëshironi mund ti vendosni edhe në brum). Pjeshkët e prera në feta me lëkurë dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë në të 3 lugë gjelle amareti (liker) dhe 2 lugë gjelle sheqer kaf. I përziejmë së bashku dhe i lëmë mënjanë. Në një tas vendosim 3 kokrra vezë të plota. I përziejmë mirë dhe shtojmë sheqerin. Vazhdojmë përzierjen deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin, 30 ml amareti (liker) dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar ngadalë 250 gr miell. Shtojmë pluhur pjekës deri sa të na formohet një brum i rrjedhshëm. Nëse dëshironi mund të shtoni kubikë pjeshke. Lyejmë një tavë me vaj, e pudrosim me miell dhe nivelojmë në të brumin. Në fund dekorojmë tartën sipër me feta pjeshke duke I vendosur ato në të gjithë sipërfaqen e brumit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 180ºC për 40 minuta. Në fund e nxjerrim, e lëmë të ftohet për 15 minuta dhe më pas e pudrosim me sheqer pluhur.
Kjo recetë kushton 320 lekë dhe ishte Lira nga Shkodra ajo që u bë fituese e 2000 lekëve të reja. Lira e fitoi quiz-in pasi gjeti saktë vlerën se sa kushtonte receta. Në të njëjtën mënyrë, edhe ju mund të bëheni fitues duke telefonuar në numrin 044 400 101