Receta e ditës - Tartë me sfoliatë e perime dhe supë me qofte erzash / Pjesa e parë

29 Mars 2019, 09:10

Receta e parë: Tartë me sfoliatë dhe perime

Përbërja:

1 petë sfoliatë

½ qepë

1 karrotë

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

1-2 kunguj të njomë

150 gr krem kosi

2 kokrra vezë

Kripë dhe piper i zi

20 gr parmixhan

2 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël. Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën deri sa të zbutet. Shtojmë karrotën, kungujt e specat dhe i kaurdisim deri sa ato të ulin pak volumin (por jo të gatuhen plotësisht). I largojmë mënjanë në një tas. Hapim petën në një tepsi ku kemi shtruar më parë letër pjekje. Shpojmë petën me pirun në disa vende. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë. Shtojmë në të kremin e kosit dhe parmixhanën e grirë hollë. Shtojmë perimet në tepsinë ku kemi vendosur petën sfoliatë dhe mbi to hedhim salcën e përgatitur. Kthejmë anët dhe e vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 30-35 minuta.