Receta e ditës - Tartë me spinaq, supë me mish të grirë e kos dhe ëmbëlsirë e shpejt me krem dhe biskota / Pjesa e parë

19 Shtator 2018, 09:06

Receta e parë: Tartë me spinaq

Përbërësit :

1 petë sfoliatë

1 qepë e vogël

1 thelp hudhër

400 gr spinaq

Majdanoz + kopër

Kripë + arrë moskat

200 gr mozarella

8 vezë të vogla

Vaj ulliri

Përgatitja :

Fillimisht vendosim petën në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. E shpojmë bazën e petës me pirun në disa vended he e e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 10-15 minuta.

Ndërkohë vendosim spinaqin e larë në ujë të valuar me kripë për 2 minuta. Më pas e largojmë, u vendosim në ujë të ftohtë dhe e kullojmë mirë. Më pas e presim vrazhdë. Në një tigan ku kemi hedhur 1-2 lugë gjelle vaj kaurdisim qepën me spinaqin për 2 minuta. Në të kemi shtuar edhe kripë, majdanoz, kopër dhe arrë moskat.

Presim djathin në copëza të vogla.

Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtrojmë në të spinaqin e gatuar. Shpërndajmë djathin mbi spinaq dhe më pas thyejmë vezët e shkurtës duke bërë nga një gropëz të vogël. Vendosim tartën në furrë për 15 minuta , të mbuluar me letër alumini.