Receta e dytë: Supë vjeshte
Përbërësit:
300-400 fileto pule
400 gr pure domate
2 karrota
200 gr patate
2 speca te kuq
4 qepë të njoma
200 gr qiqra
1 majë luge piper djegës
1 lugë çaji sheqer
2 lugë gjelle lëng limoni
Vaj ulliri ose gjalpë
Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Në një tenxhere shkrijmë 2 lugë gjalpë dhe menjëherë kaurdisim fileton e pules të prerë në kubikë mesatarë. I skuqim pak të zverdhen lehtë dhe më pas shtojmë purenë e domates dhe e lëmë të marrë një valë.
Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël, i shtojmë të gjitha sicc janë në tenxhere, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në 5-minutëshin e fundit shtojmë qiqrat dhe majdnozin dhe e servirim supën të ngrohtë.